Pranohet kërkesa e prokurorisë për dërgimin për gjykim të çështjes së kryebashkiakut të Mallakastrës, Qerim Ismailajn, i cili akuzohet për nga SPAK për falsifikim të formularëve. Lajmi bëhet i ditur për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.

Meqë vepra penale në fjalë rrezikon dënim deri në 10 vite burg, i pandehuri paraqiti kërkesë për gjykim të shkurtuar, ndërkohë që gjyqtare e çështjes është Irena Gjoka. Mësohet se seanca e themelit e radhës, që do të mbahet në orën 15:00 më datë 19 tetor, palët do paraqesin diskutimet përfundimtarë ku do të jepet pretenca.

Pak kohë më parë, GJKKO rrëzoi kërkesën e SPAK për ta kaluar dosjen për gjykim ndaj kryebashkiakut dhe e riktheu për plotësim, pasi në të mungonin aktet e komunikimit të akuzës në shtetin fqinj të Greqisë, ku thuhet se kryebashkiaku është dënuar me 3 vite burg.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb