33-vjeçari Erdi Çena banues në Durrës është ndaluar nga policia. Çena është ndaluar pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës e ka dënuar me 3 vjet burgim për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Kontrabanda me mallra të tjera”.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Durrës ndaluan shtetasin në kërkim Erdi Çena, 33 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës e ka dënuar me 3 vjet burgim për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Kontrabanda me mallra të tjera”, thuhet në njoftimin e policisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb