Paraditen e së shtunës në Janinë policia greke arrestoi një shpërndarës të madh droge shqiptar të ndjekur penalisht ndërkombëtarisht.

Siç u konstatua nga efektivët e policisë, shtetasi shqiptar ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar të lëshuar nga Interpoli turk, pasi ishte shpallur fajtor për import droge dhe ishte dënuar me 30 vite burg.

I arratisuri u vu në pranga dhe u dërgua në Prokurorinë e Apelit të Janinës, e cila ka urdhëruar qëndrimin e tij në paraburgim dhe tashmë ka nisur procedura për ekstradimin e tij në vendin që e kërkon.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: