Një 49-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi ishte shpallur në kërkim kombëtar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Burime nga Policia e Vlorës bënë me dije se në kuadër të operacionit “Ramica” u arrestua Inton Veshaj, në banesën e tij, në fshatin Ramicë.

Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë e ka dënuar 49-vjeçarin, me 4 vite e 4 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Ngjarja i përket muajit shkurt të vitit 2017, ku gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi është gjetur një sasi lënde narkotike e llojit cannabis sativa.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: