Një 34-vjeçar ka rënë në praga, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar bie në prangat e Policisë. Burime zyrtare nga policia pohuan se Fation Xhezairi, banues në Durrës kërkohej nga autoritetet italiane, ndersa pritet ekstradimi i tij.

Arrestimi për këtë shtetas u krye me qëllim ekstradimi drejt Italisë, pasi Gjykata e Ankona/Itali e ka dënuar atë me 5 vjet, 9 muaj e 6 ditë burg për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për hetime të mëtejshme.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb