Policia e Vlorës ka arrestuar një 35-vjeçar të shpallur në kërkim nga drejtësia italiane, pasi ishte dënuar me 5 vite e 6 muaj burg për tentativë vrasje. Burime zyrtare thanë se pas hekurave ka përfunduar shtetasi me inicialet L.B., 35 vjeç, banues në Vlorë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit Ancona, me vendimin e datës 26.10.2019, e ka dënuar me 5 vite e 6 muaj burg, për veprat penale “Tentativë vrasjeje” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, sipas Kodit Penal italian.

Vijojnë veprimet e mëtejshme për ekstradimin e këtij shtetasi drejt shtetit italian.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: