Ish-sulmuesi i Milan, Manchester City, Real Madrid e shumë klubeve të tjera, Robinho, ka nënshkruar kontratë me ekipin e Superligës turke të Sivasspor, pavarësisht se është i dënuar me 9 vite burg për përdhunim në grup.

33-vjeçari së bashku me 5 persona të tjerë ishte i përfshirë në një sulm seksual ndaj një vajze shqiptare në një nga klubet e Milanos në janar të 2013. Sulmuesi brazilian u gjet fajtor në nëntor, por Robinho ka apeluar dënimin e tij, që mund të marrë vite deri në vendimin përfundimtar.

Robinho ka këmbëngulur se ai nuk është i përfshirë në këtë incident dhe si rrjedhojë ka marrë vendimin të apelojë në dy gjykatat më të larta në Itali. Sipas ligjit në këtë vend, procedurat për ekstradimin mund të nisin vetëm pas vendimit përfundimtar.
0A4005F7000005DC-0-image-a-41_1516619694303
Ndërsa procesi i apelimit zhvillohet, ish-sulmuesi i Milanit është i lirë të vazhdojë të luajë futboll.

Klubi i Superligës, Sivasspor, ka njoftuar përmes sajtit zyrtar se ka arritur marrëveshien dhe së shpejti Robinho do t’i bashkohet skuadrës në Turqi.

Braziliani që prej vitit 2016 ka luajtur në vendlindje me klubin e Atletico Mineiro, ku ka bërë 60 paraqitje.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb