DURRES

Policia e Shtetit njofton se ka arrestuar një 49-vjeçar në Durrës, i cili është dënuar me burg përjetë në Itali.

I arrestuar ka përfunduar shtetasi Ermir Dervishi 49 vjeç, banues në Durrës. Ky shtetas ka marrë një dënim të gjykatës të formës së prerë me burgim të përjetshëm.

Ermir Dervishi rezulton se është dënuar në Itali në vitin 1999 me burg përjetë për akuzën e vrasjes.

Arrestimi i tij u bë me qëllim ekstradimin për në shtetin fqinj, Itali.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb