Një i burgosur i dënuar me vdekje në Karolinën e Jugut zgjodhi që të pushkatohet, mënyrë e cila u prezantua majin e kaluar, në vend të karriges.

Sipas mediave të huaja, ekzekutimi i tij është vendosur më 29 prill.

Nëse ai do të pushkatohet do të jetë rasti i parë në këtë shtet që nga viti 2011.

57-vjeçari Richard Bernard Moore u dënua me vdekje për vrasje dhe krime të tjera në vitin 2001.

Avokatët e tij ende po përpiqen të ndalojnë ekzekutimin duke argumentuar se pushkatimi dhe metoda e karriges janë antikushtetuese. Ata kanë kërkuar nga Gjykata e Lartë që të rishikojë dënimin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: