DURRËS

Policia e Durrësit ka arrestuar një person të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Itali për përdhunimin e një të miture.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak, në bashkëpunim me strukturat e DVP Durrës, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacionit me Interpol Tirana, bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimin drejtë Italisë, të shtetasit Blerim (Bekim) Troca, 40 vjeç, banues në Shijak, Durrës.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Santa Maria Capua, Itali, e ka dënuar me 8 vjet burgim për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitura”.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejtë Italisë.

Sipas mediave italiane, 40-vjeçari së bashku me vëllain, kanë përdhunuar një 10-vjeçare në vitin 2006 në Mondragone. Vëllai i tij ishte arrestuar nga policia italiane 2 vite më pas, ndërsa Bekim Troca ishte në arrati.

Troca
Troca

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb