Avokati i biznesmenti Edmond Bego, i akuzuar ditët e fundit nga PD ka pranuar se klienti i tij është subjekt i ligji anti- mafia dhe atij Anti- KÇK por ai ka akuzuar PD se po bën politikë me emrin e tij.

Ardian Leka shprehet se PD mund të thotë hetoni Edmond Begon apo këdo tjetër, por nuk mund të thotë hetoni trafikantin Bego. Po ashtu sipas avokatit biznesmeni Bego nuk mund të etiketohet si kryear organizate dhe të tjerat për të cilat e akuzon PD.

Edmond Bego, është dënuar në Itali për trafik droge me 21 vite burg por që iu konvertua në 4.4 vite të cilat i vuajti një pjesë edhe në Shqipëri.

Ai u akuzua fillimisht në aferën tek Unaza e Re ndërsa më pas nga opozita si ‘miku’ i Taulant Ballës.

 

DEBATI NË ‘REAL STORY’

Pyetja: A është klienti juaj subjekt i aktit normativ?

Ardian Leka: Ka qenë subjekt dhe është edhe i anti- mafias. Edmond Bego mund ta deklarojë pasurinë. Unë kam katër vendime pushimi. Një i ka miratuar Krimet e Rënda.

Është subjekt çdo njeri që është dënuar në Itali, Greqi etj, edhe që janë hetuar. Por nuk paraqitet ai.

Sot t’i themi Edmond Begos dhe Lul Berishës ju jeni koka të organizatës. E kuptoni sa e rëndë është kjo gjë. Të bësh politikë atje.

Ju mund të thoni që hetoni një person, por jo të thoni hetoni trafikantin. PD nuk thotë hetoni Edmond Begon por thotë hetoni trafikantin Bego. A e kuptoni sa e rëndë është. Pa një vendim e kanë bërë trafikant.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb