TIRANË

Policia e Tiranës ka arrrestuar një person në kërkim ndërkombëtar të dënuar nga drejtësia italiane me 8 vite burg për “Vjedhje me dhunë”.

Specialistët e Seksionit të Kërkimit në DVP Tiranë në bashkëpunim me Specialistët e Interpol Tirana, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative dhe falë një pune të mirëorganizuar hetimore, në rrugën “Teodor Keko”, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin provizor me qëllim ekstradimi shtetasin Ilmi Demiraj, 42 vjeç, lindur në Krujë dhe banues Tiranë.

Ky shtetas ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Lucca Itali e ka dënuar me 8 vjet burg për veprën penale “Vjedhje me dhunë”. Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Romën po vijojnë punën për plotësimin e proceduarave me qëllim ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb