FIER

Ka përfunduar arratia e një 27-vjeçari nga Fieri. Gjatë një punë intensive të kryer nga policia në pranga përfundoi shtetasi me iniciale Ç.F, i cili rezultonte i shpallur në kërkim dhe i dënuar me 11 vite burg për akuzën e trafikut të drogës të mbetur në tentativë.

“Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim  Kapet një shtetas i dënuar me 11 vite burg. Nga shërbimet e Seksionit për Krimet kundër Narkotikëve pas informacioneve të marra dhe pas një pune të mirëorganizuar, bënë të mundur lokalizimin dhe kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim:

Ç.F, 27 vjeç, banues në fshatin Strum, Fier.

Kapja e tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda e ka dënuar me 11 vite burg për veprën penale “Trafikim i narkotikëve, mbetur në tentativë”, parashikuar nga nenet 283/a/2 dhe 22 të Kodit Penal. Shetasi i lartpërmendur u shoqërua në DVP Fier për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.

(N.M/balkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: