Një 63-vjeçar  i shpallur në kërkim është vënë në pranga të Policisë në Sarandë. Siç njofton policia, sarandioti Sulo Serani ishte shpallur në kërkim për veprën penale të largimit nga vendi i aksidentit. Ndaj tij Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër ka dhënë vendimin me 3 muaj burg.

Ai dyshohet se ka përplasur për vdekje një 87-vjeçar në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavijë dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Pas përplasjes,  i moshuari ndërroi jetë për shkak të plagëve.

“Policia ka ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim:S.S, 63 vjeç, banues në Sarandë. Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas ka qenë shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policise Gjirokastër për veprën penale “Largimi nga vendi i aksidentit”, parashikuar në nenin 273 të Kodit Penal. Vepër penale për të cilën Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër e ka dënuar me 3 muaj e 18 ditë burg”, njotfoton policia.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: