TIRANË

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 39-vjeçar të shpallur në kërkim e të dënuar për korrupsion. Sipas burimeve zyrtare, specialistët në Seksionin për Hetimin e Korrupsionit bënë ekzekutimin e vendimit penal për shtetasin në kërkim A. M., 39 vjeç.

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, e ka dënuar me 4 muaj burg, për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: