46-vjeçari Ylli Brahimi që mbeti i plagosur sot në Laç është një emër i njohur për policinë.

Në janar 2021 Ylli Brahimi i shpëtoi një atentati, ndërsa sot ka mbetur i plagosur ndersa Klisman Preçi ka nderruar jete.

Ylli Brahimi u qëllua nga dy persona me motor në 12 janar 2021, teksa deklaroi nuk kishe konflikte me askënd dhe nuk kishte dijeni se kush mund të ketë organizuar sulmin me armë kundër tij.

Dy shokët e Brahimit që ishin me të, kanë mundur të shpëtojnë mrekullisht, edhe pse ishin shumë afër. Policia e Laçit, deklaroi atë kohë se drejt Brahimit, është qëlluar mbi 15 herë.

Po kështu Brahimi rezulton i dënuar për trafik droge. Brahimi ishte dënuar në vitin 2003 nga Gjykata e Shkodrës me 11 vjet burg për veprën penale, të “trafikimit të lëndëve narkotike”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb