Është shtyrë seanca gjyqësore në Gjykatën e Apelit të Posaçëm për gjyqtarin Luan Daci. Lajmi bëhet i ditur për “BalkanWeb” nga gazetarja Klodiana Lala, e cila raporton se seanca e radhës do të mbahet më 5 shkurt.

Gazetarja Lala bën me dije se seanca ndaj gjyqtarit është shtyrë për konkluzionet e prokurorisë. Gjyqtari Luan Daci është dënuar në Shkallën e Parë për falsifikim dokumentesh.

Ai e ka apeluar vendimin, duke kërkuar pafajësi në Apel. Ndërkohë, avokatët e tij kanë bërë mbrojtje dhe kanë paraqitur argumentet, duke theksuar se nuk ka vepër penale.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb