Është arrestuar në Kurbin 50-vjeçari Agron (Dashamir)Paja pasi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

50-vjeçari ishte i dënuar me 11 vite e 5 muaj burg për grabitje në Itali.

Bëhet me dije se arrestimi i tij, u bë i përkohshëm me qëllim ekstradimi në shtetin italian, ku vijojnë procedurat nga Interpol Tirana.

Njoftimi: I dënuar me 11 vite e 5 muaj burg për vjedhje në Itali, lokalizohet dhe kapet në Kurbin 50-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar me qëllim ekstradimi.

Policia e Kurbinit dhe Interpol Tirana, pas marrjes së informacionit për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, finalizuan operacionin policor të koduar “Gjormi”, si rezultat i të cilit u kap në fshatin Gjormë, Agron (Dashamir)Paja 50 vjeç, banues në fshatin Gjormë.

Këtë shtetas, Gjykata e Imperias / Itali, me vendim penal në vitin 2013, e ka dënuar me 11 vite e 5 muaj burg, për veprën penale “Vjedhje” parashikuar nga Kodi Penal italian.

Arrestimi i tij, u bë i përkohshëm me qëllim ekstradimi në shtetin italian, ku vijojnë procedurat nga Interpol Tirana.

Materialet procedurale të arrestimit, iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: