KAVAJË

Vihet në pranga një 36-vjeçar i dënuar me 4 vjet burgim, pasi kultivoi bimë narkotike, në vitin 2020, në fshatin Stan i Ri.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të personave të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi të kërkuar, pasi ishte i dënuar për kultivim të bimëve narkotike, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Qerreti”.

Si rezultat i këtij operacioni, u bë kapja në Qerret, dhe arrestimi i shtetasit:

– Agim Karaj, 36 vjeç, banues në fshatin Stan i Ri.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë e ka dënuar me 4 vjet burgim, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Në shtator të vitit 2020, 36-vjeçari kultivoi bimë narkotike kanabis, në fshatin Stan i Ri.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb