Policia e Durrësit, ka vendosur në pranga 51-vjeçarin, Saimir Aliu, i shpallur më herët në kërkim për veprën penale “mashtrimi”. Gjithashtu, në pranga ka rënë dhe 52-vjeçari N. K., i cili akuzohet për “falsifikimi i vulave, stampave dhe formularëve dhe fshehja e të ardhurave”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Durrës

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, u kapën dhe u ndaluan shtetasit në kërkim:

Saimir Aliu, 51 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës e ka dënuar me 6 muaj burgim për veprën penale “Mashtrimi”;

N. K., 52 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb