Zyra Arsimore Berat ka shkarkuar nga detyra mësuesin e shkollës ‘22 tetorit’ në Berat, Ëngjëll Bregu, i cili ishte dënuar për “pedolifi” dhe “ngacmim seksual”.

Në një reagim, DAR bën me dije se nuk ishin në dijeni se mësuesi ishte i dënuar, pasi dëshmia e penalitetit që kishte dorëzuar ishte e pastër.

Për ngjarjen reagoi edhe ministrja e Arsimit Evis Kushi ka reaguar përmes një postimi në Facebook, lidhur me rikthimin e mësuesit në këtë shkollë.

Ministrja ka dënuar rastin e punësimit me kontratë të mësuesit në Berat ndërsa thekson se është e pafalshme që persona të tillë të hyjnë qoftë edhe për një orë të vetme në mjediset e shkollave tona.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb