Një 33-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tropojës pas kontrolleve blic të zhvilluara në qarkun e Kukësit.

Uniformat blu bëjnë  me dije se arrestimi i 33-vjeçarit P.Ç u bë me qëllim ekstradimi drejt Kosovës, pasi Gjykata Themelore Gjakovë, Kosovë, me vendimin e datës 06.04.2021, i ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese kosovare, vijon puna për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Kosovës.

Tropojë-Informacion-

Kontrolle blic në qarkun e Kukësit, për goditjen e paligjshmërisë, kapjen e personave në kërkim dhe të atyre që qarkullojnë me sende të kundërligjshme.

Si rezultat i kontrolleve është kapur dhe vënë në pranga një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Në vijim të kontrolleve blic në të gjithë qarkun e Kukësit, për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, për kapjen e personave në kërkim dhe të atyre që qarkullojnë me sende të kundërligjshme, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tropojë bënë kapjen dhe arrestimin provizor të shtetasit në kërkim ndërkombëtar P. Ç., 33 vjeç, banues në fshatin Shoshan, Tropojë.

Arrestimi i tij u bë me qëllim ekstradimi drejt Kosovës, pasi Gjykata Themelore Gjakovë, Kosovë, me vendimin e datës 06.04.2021, i ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese kosovare, vijon puna për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Kosovës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: