SHKODËR

Policia e Shkodrës ka arrestuar një 37-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe i dënuar në mungesë nga drejtësia  italiane me 6 vite burg për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni”. Bëhet fjalë për shtetasin Adrian Dema, 37 vjeç, banues në Shkodër.

Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Romën kanë filluar menjëherë  punën për plotësimin e proceduarave me qëllim ekstradimin e 37-vjeçarit drejt Italisë.

Njoftimi i policisë:

Një tjetër person në kërkim ndërkombëtar ka rënë në pragat e Policisë  Kapet 37-vjeçari i dënuar nga drejtësia italiane me 6 vite burg për “Shfrytëzim prostitucioni”. Operacioni nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, Departamenti i Policisë Kriminale dhe Interpol Tirana. Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kriminale dhe Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana,  në vijim të operacioneve për kapjen e personave në kërkim kombëtar e ndërkombatër, pas informacioneve të marra në rrugë operative, kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin, për llogari të autoriteteve gjyqësore italiane, e shtetasit A. D., 37 vjeç, banues në Shkodër.  Ky shtetas nga periudha 01.01.2012 deri 18.01.2014 në bashkëpunim me persona të tjerë ka shfrytëzuar femra me qëllim prostitucioni, duke përdorur dhe dhunë.

Gjithashtu, ky shtetas gjatë kohës së qëndrimit në Itali ka përdorur pasaporta të falsifikuara. Gjykata e Apelit Milano/ Itali e ka dënuar me 6 vjet burg  për kryerjen e veprave penale “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Falsifikim i pasaportave”, parashikuar nga Kodi Penal Italian. Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Romën po vijon punën për plotësimin e proceduarave me qëllim ekstradimin e 37-vjeçarit drejt Italisë.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: