I dërguari i presidentit amerikan, Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell e ka quajtur të mahnitshme mbrëmjen që e ka kaluar në Beograd.

Grenell është shtruar për darkë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe anëtarët e delegacionit serb dhe amerikan, teksa në Twitter ka ndarë videon e kësaj mbrëmjeje.

“Serbët dhe amerikanët në Beograd këndojnë për Alabamën dhe Virginian Perëndimore, natë e mahnitshme”, ka shkruar Grenell, teksa ka postuar videon e darkës.

Grenelli para se të shkojë në Beograd ishte në Kosovë.

Ndryshe, Grenell dhe shefi ekzekutiv i DFC-së, Adam Boheler kanë shkëmbyer dhurata me përfaqësuesit serb.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb