I dëshpëruar, por krenar. Kështu u shfaq Inzaghi, trajneri i Interit, pas fitores 3-0 me Sampin, e cila e la ekipin e tij në vendin e dytë, pasi kundërshtari kishte marrë titullin. Në fjalën e tij, tekniku uroi edhe Milanin.

“Mbizotëron krenaria, duhet përgëzuar ky grup pasi ka bërë një sezon shumë të mirë. Urime Milanit, që arriti të grumbullojë 86 pikë, ndërsa ne fituam vetëm 84 pikë. Në 10 ndeshjet e fundit kemi grumbulluar 3 pikë më shumë se kuqezinjtë.Ndeshja në “San Siro”, duartrokitjet e të gjithë stadiumit…Jam krenar për këtë që kemi bërë, mund të ishin gjëra të mëdha për titullin” – Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: