Georgio Wijnaldum ishte një nga prurjet e verës së kaluar për PSG. Mesfushori hollandez nuk u përshtat në Paris dhe minutat për të ishin të pakta.

Sipas Eindhovens Dagblad, PSV është në bisedime me kampionët e Francës për rikthimin e futbollistit në Hollandë. Wijnaldum luajti për ekipin nga Einthoven 4 sezone, nga periudha 2011 deri në 2015.Në karrierën e tij nuk mund të lihen pa përmendur vitet me Liverpool.

Te PSV një futbollist me kaq eksperiencë do u hynte shumë në punë për sezonin e ri. Kjo skuadër dëshiron të rikthehet kompetitive, me synimin e vetëm kampionatin.

T6

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: