Afrim Berisha ka folur në emisionin “Me zemër të hapur” në News24 edhe për radikalizimin e ish-bashkëshortes që e mori me vete Alvinin në Siri. Ai ka mohuar akuzat e babait të saj se e kishte dhunuar duke deklaruar se debatet nisën pasi ajo iu kërkonte vajzave të mbuloheshin dhe të faleshin si ajo. Afrim Berisha ka deklaruar që në nisje se bashkëshortja e tij mund të jetë gjallë. “Unë kam informacione që bashkëshortja ime ka mundësi të jetë në jetë”, tha ai.

“Nuk është e vërtetë që e kam dhunuar. Kemi pasur një debat kur filloi duke i folur gocat që do faleni do visheni dhe gocat nuk pranonin dhe unë kam ardhur i kam gjetur duke qarë. Kjo ka nisur 1 vit, 1 vit e gjysmë përpara se e ik”, tha Afrim Berisha.

Sipas tij, radikalizimi ka ardhur përmes internetit dhe bisedave që kishte zhvilluar ish-bashkëshortja me disa njerëz nga Kosova.

“Ndikimi vetëm puna e telefonit, internet. Mysliman jam dhe unë dhe familja ime por nuk e praktikojmë me veshje dhe mu falë. Ajo filloi, por as familja e saj nuk e praktikon. Ajo vetëm me anë të internetit. Kompjuteri sipas policisë italiane, ka folur me disa nga Kosova, hoxhallarë dhe kjo ka pyetur e ka folur dhe ata i kanë blerë mendjen dhe i kanë thënë po të çojmë. Për të qenë myslimane e vërtetë duhet të shkosh të ndihmosh myslimanët në Siri”, tregoi i ati i Alvin Berishës.

Afrimi tregoi edhe çfarë kishte ndodhur ditën që kishte ikur, megjithëse kanë kaluar 6 vjet.

“Atë ditë që ka ikur më merr vajza nga ora 17:30 e më thotë mami ku është. I them duhet të jetë në shtëpi. Shkoj në shtëpi dhe telefonin e kishte fikur. Nuk e kam ditur që Alvini nuk kishte shkuar në shkollë. Vajza pa në dhomë që nuk ishin rrobat e saj. Kontrollova dhe pasaportat. Pas 3 ditëve më ka shkuar ajo vetë që ndodhem në Siri. I thashë përse ke shkuar atje. I thashë pse më tha e tani erdha unë. Po vajzat ku i le i them. Vajzat mbaji ti më tha, djalin e mbaj unë.

Ajo më shkruajti me viber e më tha kam ikur me dy motra myslimane dhe kam ardhur këtu. Ato kanë ardhur nga Gjermania dhe kanë ikur nga Bergamo. Problemin e saj nuk e kam menduar asnjëherë. Kam menduar vetëm për Alvinin.

Alvini thotë që mami e kishte mendjen vetëm për t’u falë. Ai burri i asaj rrallë vinte në shtëpi. Alvini nuk e njeh mirë, ai gjithmonë me mjekër dhe veshje të zezë”, tregoi Afrim Berisha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb