Qëndrimi i Armando Sadikut te Bolivar nuk shkoi ashtu siç pritej dhe zgjati fare pak.

 

Më 28 janar ai u transferua në Bolivi, por aventura latine përfundoi dy gola të shënuar në kampionat.

30-vjeçari vendosi në bashkëpunim me drejtuesit e Bolivar ndërprerjen e kontratës.

Sadiku

Sadiku ka zyrtarizuar largimin nga Bolivar me një postim në Instagram, aty ku nuk mungojnë fjalët e bukura.

 

Sot është dita e lamtumirës. Një periudhë e shkurtër por shumë intensive po përfundon, në një klub që më priti me krahë hapur që ditën e parë që mbërrita këtu.

I jam mirënjohës Bolivarit që më dha mundësinë të luaj dhe të njoh këtë vend të bukur dhe njerëzit e tij. Një pjesë e zemrës time do të jetë gjithmonë me ju.

Ju uroj gjithë të mirat. FALEMINDERIT!“, shkruan sulmuesi shqiptar, i cili pritet të rikthehet në futbollin spanjoll te Las Palmas.

 

https://www.instagram.com/p/CR6q6WZsz2B/?utm_source=ig_web_copy_link

(BalkanWeb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb