Vëllai i Bilbil Hasanit, 43-vjeçarit që u vetëvra në burgun ‘313’, thotë se ai ishte dënuar padrejtësisht nga gjykata duke përfunduar në burg për vjedhjen e 15 mijë lekëve të vjetra, ndërkohe që vuante nga probleme të shëndetit mendor. Rajmond Hasani tregon për ‘News24’ dhe ‘BalkanWeb’ se i vëllai Bilbili ishte prej 18 vitesh me kartelë për probleme të shëndetit mendor dhe sipas tij kjo duhej të ishte arsye e fortë që Gjykata mos të merrte masën e rëndë ndaj tij e të mos izolohej në një institucion të papërshtatshëm për një person me probleme.

Për vetëvrasjen e të vëllait, Rajmondi fajëson gjykatën dhe institucionin e burgut ku presioni i tij u rrit se tepërmi deri në aktin e rëndë.

Bilbil Hasani me origjinë nga Kukësi e banim në Kamëz, ishte baba i katër fëmijëve. Ai u arrestua në 9 dhjetor të vitit të kaluar me akuzën e vjedhjes. Ngjarja ndodhi në autobusin e linjës së Stacionit të Trenit ku 43-vjeçari i vodhi një pasagjeri portofolin në të cilin kishte rreth 15 mijë lekë të vjetra. Pasagjeri i grabitur u vu në ndjekje të autorit, por Bilbil Hasani mundi të largohej duke e hedhur portofolin dhe u arrestua vetëm pak momente më vonë nga policia.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb