Kryetari i Malësisë së Madhe Tonin Marinaj, në emisionin me ‘Zemër të Hapur’ foli për ngjarjen e rëndë në Malësi të madhe, ku një 48-vjeçare i dha fund jetës duke u hedhur në një shpellë.

Ai u shpreh se terreni ka qenë shumë i vështirë dhe se është dashur ndërhyrja e RENE-s për të nxjerrë trupin e pajetë.

“Ngjarja ishte e rëndë edhe për komunitetin. Policia po heton për shkaqet e rastit konkret. Menjëherë për këtë ngjarje u angazhuan shërbimet zjarrfikëse, forcat civile dhe kanë qëndruar deri në orën 01:00 të natës në pamundësi për të gjetur zgjidhje pasi duhej një strukturë më e specializuar. Po ashtu është komunikuar me Drejtorinë e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Pas dy ditësh është nxjerrë trupi i të ndjerës Shpresa Hasramaj”, tha ai.

Gjithashtu ai theksoi se thellësia e shpellës detyroi që të ndërhynin forcat e specializuara , dhe trupi është nxjerrë nga RENEA.

Po ashtu shtoi se familja nuk ishte problematike, dhe se kjo ngjarje ishte shumë tronditëse.

“ Sa i përket gjendjes ekonomike, ai tha se në zonë ka disa familje të varfra dhe se Bashkia i mbështet me të gjitha mundësitë që ka. Jo vetëm Shqipëria, por edhe bota ka familja të varfra”, tha më tej Marinaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb