Lionel Messi pak momente më parë dha intervistën e lamtumirës nga Barcelona, por duket se orari i tij të dielën është i plotë.

Dhe kjo sepse sipas L’Equipe, superylli argjentinas pritet brenda ditës në Paris për ekzaminimet mjekësore dhe më pas për të nënshkruar kontratën e tij të re me Parisin.

Messssssssssssssssss
 

Sipas gazetës, nuk është sqaruar nëse ekzaminimet mjekësore do të zhvillohen të dielën mbrëma ose ditën tjetër të hënën, pasi marrëveshja me Parisin duket se është pothuajse e sigurt.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb