Koha e Cesc Fabregas te Chelsea ka mbërritur në finish, me transferimin e spanollit te Monaco që tashmë është fakt i kryer. Lajmi është konfirmuar nga gazetari i “Sky Sport Italia” Fabrizio Romano. Fabregas i dha lamtumirën Chelseas me ndeshjen e pasdites së të shtunës me një fitore ndaj Nottingham Forest, e vefshme për FA Cup. Të gjithë të pranishmit në “Stamford Bridge” përshëndetën për të fundit herë spanjollin në momentin kur ai doli nga fusha. Fabregas regjistroi në total plot 501 ndeshje në kampionatin anglez, mes Arsenal dhe Chelsea.

Në garën me AC Milan, ishte skuadra e Monaco ajo që doli triumfuese për të siguruar shërbimet e Fabregas, sikurse konfirmohet edhe nga gazetari italian. “Cesc Fabregas do të jetë futbollisti i ri i Monaco. Është fakt i kryer dhe është arritur një marrëveshje për kontratë 3-vjeçare”, shkruan gazetari i Sky, sipas të cilit, shuma për të cilën kanë rënë dakord dy klubet flitet të jetë rreth 9 milionë sterlina. As Chelsea dhe as Monaco nuk kanë konfirmuar ende lajmin, por edhe “Calciomerkato.com” ka konfirmuar marrëveshjen. Nga ana tjetër thuhet se Milan shpresonte të merrte Fabregas në huazim për 18 muaj, me të drejtë blerje.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: