Cristiano Ronaldo u rikthye fuqishëm në ‘shtëpinë e tij’ para pak ditësh ku debutoi me 2 gola përballë Neëcastle. Por tekniku Solskjaer këmbëngul se Ronaldo nuk do të jetë prezent dhe titullar në çdo takim të këtij sezoni.

“Ronaldo është një aset i çmuar për ne, pa dyshim që ai ka ndryshuar mentalitetin e skuadrës, pasi është i etur për trofe. Edhe ardhja e Varane ka ndikuar shumë, pasi ne në skuadër kemi djem të rinj, të cilët kanë mundësinë të mësojnë nga dy profesionistë absolut si Cristiano dhe Raphael”- tha ai.

Cristiano pritet të mungojë në disa takime të sezonit dhe për teknikun diçka e tillë është normale dhe më se e kuptueshme

“Ronaldo ka një fizik të jashtëzakonshëm, ai kujdeset dhe punon në maksimum, por më duhet ta pranoj se në këtë sezon, në disa ndeshje, ai do ta nisë nga stoli apo nuk do te marrë minuta. Kjo vjen sepse duhet të jemi të kujdesshëm me minutazhin dhe të mos e teprojmë në asgjë. Normalisht është diçka të cilën ia kam komunikuar vetë Ronaldos. Në mesjavë luajmë përballë Young Boys dhe ka ende kohë për të formuar formacionin, por Ronaldo do të jetë me ne”, – përfundoi Solskjaer

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb