Redon Xhixha vendosi finalen e Superkupës së Shqipërisë për Tiranën, në ndeshjen që përfundoi 3-2 ndaj Vllaznisë. Pas sfidës, Xhixha foli për mediat.

“Është një finale dhe është një kënaqësi e madhe të vendosësh finalen me një gol në minutat e fundit. Zëvendësimi është plan i trajnerit, por herë tjetër të më thotë Shehi 2 minuta para që të shënoj gol. Goli në minutat e fundit? janë emocione që nuk i përshkruaj dot.

E keni ulur pak ritmin? Pres më shumë nga vetja, por kohët e fundit kam pasur një dëmtim në muskujt e barkut dhe shpresoj që të rikuperohem sa më shpejt që të jem në formën time optimale. Është përgjegjësi e madhe dhe kënaqësi kur sheh tifozë që veshin fanellën tënde dhe presin gola prej teje. Rivaliteti me Skukën? E Kam mik, jetojmë në një lagje. I uroj të shënojë sa më shumë gola.

Oferta? Ka interes, por akoma jo diçka zyrtare. Shpresoj që të vazhdoj të bëj mirë dhe të shohim në fund të sezonit. Një ofertë në janar? Nëse biem dakord me klubin, jam gati që të provoj një aventurë të re në një kampionat tjetër. Do të bëj maksimumin në çdo ndeshje, që të mund të fitoj tituj me skuadrën dhe çmime individuale” – Tha ai

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: