Shërbimi Federal i Sigurisë i Federatës Ruse (FSB) konfirmoi sot se ka arrestuar dhe akuzuar një shtetas rus, një ish-punonjës i konsullatës amerikane në Lindjen e Largët Ruse, pasi akuzohet se ka mbledhur informacione për luftën në Ukrainë në emër të SHBA, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve TASS.

I dyshuari, Robert Sonov, u transmetoi informacione zyrtarëve të ambasadës amerikane në Moskë se si fushata e rekrutimit ruse po shkaktonte pakënaqësi politike përpara zgjedhjeve presidenciale të Rusisë në vitin 2024, raportoi TASS, duke cituar FSB.

FSB tha në një deklaratë se Robert Sonoff, “ish-punonjës i Konsullatës së Përgjithshme të SHBA-së në Vladivostok” ka mbledhur që nga shtatori 2022 “informacione mbi kryerjen e operacionit special ushtarak (në Ukrainë), mbi mobilizimin (ushtarak) në rajonet ruse.

Përveç kësaj, FSB tha se ka në plan të marrë në pyetje zyrtarët e ambasadës së SHBA-së që ishin në kontakt me Sonov, një shtetas rus i cili është arrestuar që nga maji.

Nga ana e saj, ambasada kishte njoftuar në maj se “akuzat kundër Sonov nuk kanë absolutisht asnjë meritë” dhe se “roli i tij i vetëm në kohën e arrestimit të tij ishte të përpilonte përmbledhje të raporteve të shtypit nga burime të lajmeve ruse të disponueshme publikisht”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: