TIRANE- Gjykata e Tiranës ka caktuar sot masën ‘arrest në burg’ për dy persona, të cilët janë përshirë në një çështje korruptive së bashku me gjyqtaren Majlinda Andrea. Kështu, në burg kanë përfunduar Ilia Çabiri (perfituesi i prones), Petraq Dashi, ndërsa Eleni Lino u la në masën ‘Arrest shtëpie’.

Sipas informacioneve të prokurorisë, Petraq Dashi ishte ndërmjetësi që i dha 50 mijë euro gjyqtares Andrea, për ti dhënë më pas një pronë në zonën e Butrintit shtetases Eleni Lino. Ndërkohë, Majlinda Andera, e cila akuzohet se ka marrë 50 mijë euro për këtë çështje është pezulluar nga detyra. Sakaq, i përfshirë në këtë skemë është edhe bashkëshorti i saj, Odhise Andrea, për të cilin është kërkuar masa ‘arrest me burg’.

Ndërkohë, masa e sigurimit për bashkëshortët Andrea nuk u ekzekutua ditën e shtënë, pasi ata u larguan jashtë Shqipërisë pak orë para se Gjykata e Lartë të vendoste masat e sigurimit ndaj tyre. Vetëm ditën e sotme u bë e mundur ekzekutimi i masës për gjyqtaren, e cila u kthye sot në Shqipëri, pasi ishte arratisur në Itali.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb