Zhgënjimi ishte i madh në sytë e Edy Reja-s pas barazimit kundër Islandës, i vetëdijshëm gjithashtu për fatin e tij në krye të Kombëtares. Tekniku italian nuk preferoi të gjykohet vetëm për ketë sfidë, apo vetëm për këtë rrugëtim në Ligën e Kombeve, pasi siç u shpreh ai janë rezultate shumë zhgënjyese, por të kushtëzuara jo pak nga dëmtimet e shumta.

Reja kërkonte një bilanc të plotë të tre viteve për të dalë në një përfundim, përfundim që tashmë është i shkruar. Në të njëjtën kohë, italiani është i bindur se në këtë periudhë 3-vjeçare ka arritur ti jap nder Shqipërisë.

Berisha
Berisha

Edy Reja u ul në stolin e Kombëtares më 08.06.19 në transfertë përballë Islandës, një aventurë që nisi me një humbje minimale 1-0. Nga Islanda tek Islanda, që nga ajo periudhë e deri të martën në “Air Albania”, në total, Reja ka drejtuar Shqipërinë në 34 ndeshje.

Është interesat fakti se Reja ka një bilanc shumë të barabartë, një “ndarje me thikë”: 13 fitore, 13 humbje dhe 8 ndeshje në barazim. 41 gola ka shënuar Shqipëria në drejtimin e Edy Reja-s, ndërsa kanë pësuar 40.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: