Lulzim Basha ka publikuar raportin e Global Talent Competitiveness Index për vitin 2020 e cila ka në vëmendje të rinjtë dhe aftësinë e vendeve për të konkurruar me talent.

Shqipëria renditet e 76-ta në botë dhe Basha thotë se ky është raporti i 10-të që evidenton korrupsionin e qeverisë pasi të rinjtë dhe të shkolluarit po zbarzin vendin prej papunësisë, varfësirë dhe korrupsionit më të lartë në Europë.

I lançuar për herë të parë në 2013, Indeksi Global i Konkurrencës së Talenteve (GTCI) është një raport vjetor i krahasimeve që mat aftësinë e vendeve për të garuar për talent.

 

STATUSI I LULZIM BASHËS

Global Talent Competitiveness Index 2020, është i dhjeti raport që evidenton korrupsionin e qeverisë si problem për shoqërinë shqiptare. Vendi ynë po zbrazet dhe po braktiset nga të rinjtë dhe të shkolluarit, sepse ka papunësinë, varfërinë dhe korrupsionin më të lartë në Europë.

Por nuk ka pse të jetë kështu. Ne kemi të gjthë potencialin për mirëqenie dhe zhvillim këtu në vendin tonë.

kemi propozuar masa emergjente për çlirimin e ekonomisë, me ligjet anti-mafia dhe anti-oligarki që tregu i lirë të funksionojë për të gjithë, jo vetëm për ca.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb