Dhunë, kërcënime frikë, më pas erdhi thirrja për ndihmë për t’i dhënë fund makthit të tij.

Kjo është historia e 11-vjeçari rom në Itali, i cili ka thënë për autoritetet se nëna e ka keqtrajtuar që të dilte për të lypur në rrugë. Fëmija nga Roma thotë se nuk shkon në shkollë dhe se vëllezërit dhe nëna e trajtojnë si skllav.

“Mami më rreh nëse më zë gjumi. Kam shumë frikë. Qëndroj i shtrirë këtu në tokë dhe lyp gjatë gjithë ditës”, ka thënë i vogli.

Mamaja e fëmijës tanimë është arrestuar nga policia dhe për fatin e saj pritet të vendosë një nga gjykatat përtej Adriatikut.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb