Ish-kryeministri Sali Berisha në konferencën e përjavshme për mediat bëri një denoncim të fortë sa i takon autorit të masakrës së 1 marsit, Dan Hutra, i cili vrau 3 gra brenda një dite. Sipas Berishës, Hutra ishte punësuar në vitin 2022 nga kryebashkiaku i Kamzës, Rakip Suli në Ujësjellësin e Kamzës, në këmbim të sigurimit të votave për PS.

Por Berisha, duke u ndalur te një denoncim nga qytetari dixhital, thekson se Hutra kishte marrë dhuratë dhe një apartament nga Suli.

“Këto ishin specifika të papara përveçse dy-tre në raste të caktuara, në historinë e zgjedhjeve në Shqipëri. Unë, në vazhdën e denoncimit të farsës të tmerrshme elektorale të 14 Majit, do ju sjell një rast këtu.

Do ju sjell mesazhin e një qytetari nga Kamza: Zoti Berisha, do ju vë në dijeni të një fakti kriminal të masakrës elektorale në Kamëz. Vrasësi famëkeq i grave, Dan Hutra, ishte punësuar në ujësjellësin e Kamzës në këmbim të mbledhjes së votave për Rrakip Sulin. Vrasësi i grave, natën vidhte banesa, kurse ditën vidhte vota dhe kërcënonte me jetë demokratët që të mos dilnin në votime.

Pas masakrës ndaj grave, Rakip Suli ka zhdukur dosjen e Dan Hutrës. Ka dëshmi dhe fakte se Dan Hutra drejtonte një nga bandat kryesore të mbledhjes së votave për Rakip Sulin. Në Këshillin Bashkiak të Kamzës, ka pasur propozim për t’i vendosur emrin e Dan Hutrës një rruge në Kamëz. Propozimi është zhdukur me shpejtësi nga banda e Bashkisë së Kamzës. Rakip Suli i kishte dhuruar Dan Hutrës në pallatet që po ndërton Arben Maloku, që ka bërë një masakër me votat e Zall Herrit. Dan Hutra figuronte patronazhist i PS-së, kreu i një grupi kokaine në Holandë. Kishte nisur të pastronte paratë në ndërtim. Sot kontrollon trafikun e drogës dhe votave nga burgu. I vetëm i burgosur që shpenzon deri në 5 milionë lekë në muaj. Praktikisht Dan Hutra është drejtori i burgut të Rilindjes. Ju informoj se në takime të tjera, do ketë fakte të tjera, thellësisht tronditëse, që dëshmojnë manipulim në shkallë të paimagjinueshme të procesit zgjedhor.”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: