AUSTRALI-Një skenë zbavitëse ajo që ka ndodhur në kopshtin zoologjik Taronga, në Sydney, në Australi, ku princi Harry dhe bashkëshortja e tij Meghan ndodhen për një vizitë dy javore.

Mad De Groot, një gazetar shumë i njohur në Australi, provoi disa herë t’i dhuronte një tufë të madhe me lule dukeshës së Sussex.

Pas disa tentativave të dështuara, burri ka arritur t’i japë Meghanit dhuratën e tij.

Harry i është afruar burrit dhe me shaka i ka thënë: ’Nuk mund t’i dhurosh lule kaq të mëdha gruas time, çfarë është e gjitha kjo?’ Duka më pas ka përshëndetur dhe falënderuar De Groot, që më në fund ka përmbushur me sukses misionin e tij.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb