BULQIZË

Detaje të reja zbardhe nga ngjarja e rëndë e raportuar sot nga Bulqiza, ku një 53-vjeçar ka tentuar të përdhunojë një vajzë të mitur. Gazetari Enver Doçi ka shkuar te shtëpia e gjyshërve të të miturës, me të cilët ajo jetonte që kur ishte 2 vjeçe, pasi prindërit i ishin divorcuar.

Gazetari Doçi sjell ekskluzivisht për “BalkanWeb” rrëfimin e parë të gjyshes së vajzës, e cila shprehet e revoltuar se “Nëse do ta lirojnë autorin nga burgu, unë do ta vras me dorën time”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Gjyshja rrëfeu momentet e tmerrit për të miturën, teksa tha se “e ka kapur për krahu gocën, ka qenë i dehur. E ka ndjekur që nga shkolla. I dilte gocës herë para e herë mbrapa, e ka kapur për krahu, e ka tërhequr dhe vajza është rrëzuar”.

Më tej, gjyshja tregon se nëna e të miturës ishte divorcuar me bashkëshortin dhe e kishte lënë vajzën në fshat, tek e ëma, ndërsa vetë ishte martuar në Maqedoni me një burrë me fëmijë.

“E ëma e saj është martuar në Maqedoni prej dy vitesh. E kam rritur unë vajzën, e ka lënë e ëma që dy vjeç”.

E pyetur nga gazetari se kush e bëri denoncimin, e moshuara thekson se “E kam bërë unë. Ka ardhur vajza në shtëpi duke qarë, ishte bërë krejt baltë dhe me ferra, teksa ka tentuar të ikë. Vajza nuk është mirë, nuk ka shkuar as në shkollë”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb