Është djegur makina e kryeplakut të Vermoshit Prek Vata (Vushaj).

Burime për “BalkanWeb” bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 14:30, në qendër të fshatit. Makina tip “Toyota Rav” fuoristradë është shkrumbuar plotësisht nga flakët. Vetë kryeplaku, ka pranuar se djegia ka qenë e qëllimshme, duke mos treguar personat që dyshon se fshihen pas.

Policia ndërkohë, është nisur drejt vendit të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: