Buzëqeshja është e vetmja gjë e njohur që i ka mbetur në fytyrë. Të paktën në këto foto që qarkullojnë së fundmi, ku ajo që duket është një Johnny Depp dukshëm i dobësuar, i zbehtë, me një fytyrë të lodhur.
Aktori u fotografua në hotelin “Four Seasons” në Shën Petersburg, Rusi pak para se të fillonte performancën me grupin e tij “The Hollywood Vampires”. Por fotot e postuara në Instagram-it prej admirueseve të tij po bëjnë xhiron në internet duke i futur fansat e Depp në ankth.
Për shumë njerëz, “pirati” nuk është mirë. Në komentet mbi imazhin e tij ka shumë shqetësim: “Unë mendoj se është i sëmurë”, shkruan një përdorues; “është shumë i dobët”, shton një tjetër; “nuk njihet”, shkruhet më tej. Nga stafi i Depp ndërkohë nuk ka komente.
(m.k/BalkanWeb)