Mëngjesin e sotëm makina e 27-vjeçares Deizi Arapi është shkrumbuar nga flakët në Bilisht. Burime brenda policisë së Devollit na bëhet e ditur se Deizi Arapi ka dhënë dëshminë e saj lidhur me djegien e mjetit para banesës. Rasti është bërë i njohur për shkak të situatave të mëparshme që kjo shtetase ka kaluar në Qytetin e Bilishtit, pak javë më parë ajo bashkë me të motrën e saj 23 vjeçare janë vënë nën pranga nga policia për prishje të qetësisë dhe rendit publik, ndërkohë Deizi Arapit më herët i është djegur një tjetër mjet, për të cilën akuzonte një tjetër vajzë me të që kishte pasur konflikt.

“Është hera e dytë që ndodh në një interval kohe prej 4 vitesh. Unë jam femër, as kam vrarë, as kam prerë që të ngrihem në 1 të natës dhe të gjej makinën e djegur. Jeta ime është në rrezik. Nuk fle dot e qetë, nuk parkoj dot makinën jashtë shtëpisë sepse do ta gjej në këtë gjendje. Unë kam dyshimet e mia për atë që ma ka bërë. Kam parë skenën, kam parë personin që më ruante. i kam me emra, me fakte. Personi që e ka bërë është treguar edhe neglizhent sepse ka harruar edhe bidonin e benzinës këtu. i kërkoj shtetit që të vërë dorën në zemër”, tha vajza.

Sipas saj “Dyshoj me një konflikt shumë të vjetër që ka të bëjë me heqjen e mamasë sime nga puna me një ish kryetar në Bilisht, Bledion Nallbati. Patëm një konflikt me kryetarin sepse na përplasi derën turinjve dhe prej asaj kohe dhe ai person ka futur personin tjetër që punon në karburantin e tij. Mbrëmë personi ka qenë duke më ruajtur, kemi shkëmbyer dy fjalë bashkë dhe duket që ka qenë në pritje të makinës sime për të kryer këtë akt”.

Nga dëshmia e saj pranë policisë bëhet e ditur se ajo ka përmendur disa emra të personave (rreth 10 persona), të cilët dyshon se mund të kenë ndërmarrë aktin e djegies së makinës së saj përpara banesës. Të njëjtat burime na theksojnë se po hetojnë në disa pista, ku po marrin në pyetje personat e përmendur në dëshminë e 27-vjeçares. Deri tani janë kryer disa shoqërime.

Burimet gjithashtu thonë se vajza ka pasur shumë konflikte të hapura, gjë e cila vështirëson verifikimin e autorëve të ngjarjes. Për organet policore çështja është konsideruar me rëndësi për t’u zbardhur sepse do japë një sërë përgjigjej mbi ngjarjet e ndodhura më parë dhe që kanë lidhje me këtë çështje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: