KORÇË

Një i ri është arrestuar nga policia e Korçës pasi i ka djegur makinën një 32-vjeçareje.

Sipas burimeve zyrtare, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Andi Gjergji, 31 vjeç, banues në Korçë.

Ditën e djeshme, në lagjen nr. 4, Korçë, pranë vendit të quajtur “Ish-Fusha e Druve”, dyshohet se për motive të dobëta, ka djegur me zjarr mjetin tip “Toyota” në pronësi të shtetases S. B., 32 vjeçe, banuese në Korçë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: