Pas humbjes ndaj Argjentinës, u shtuan zërat që lidhnin Ancelottin me Brazilin. Për këtë temë ka folur vetë trajneri i Real Madrid, në një intervistë të dhënë së fundmi.
“Kontrata është e qartë, nuk kam asgjë për të shtuar për këtë. Kam dashuri të madhe për kombëtaren braziliane, lojtarët dhe tifozët e tyre, por kam një kontratë me Real Madridin. Kontrata është e qartë” – shprehet Ancelotti.