Një tjetër familjeje i ka dalë emri si pronare të kompanive që kanë bërë evazion fiskal me inceneratorët.
Behet fjalë për familjen Ymeraj.

Sipas denoncimit të kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi, Dashamir Ymeraj ka pasur tre kompani: Elvis 03 Grup, Elvis KO dhe Elvis 03, ndërsa bashkëshortja e tij, Vjollca Ymeraj ka qenë pronare e “Frangaj International”.

Rezulton se dy subjektet e para i janë shitur në dhjetor 2019 dhe në maj 2020 shtetasit Vezir Brahaj, nga fshati Kalenj të Mallakstrës. Figuron se ai është bërë pronar kundrejt shumës 100 mijë lekë.

“Të tëra këto që po thoni ju ai asnjë nuk ka. Ai me bukë në gojë është, t’ia bësh kot, ai nuk ka. Ai kur kishte djalin në spital erdhi tek ne kërkoi lekë kam djalin shumë sëmurë dua ta nxjerrim jashtë shtetit, i thamë ne nuk kemi”, pohoi një kushërirë e Vezirit për Abcnews.
Ndërkohë që kushëriri tjetër theksoi se nuk ka veziri firmë ndërtimi. “Nuk ka Veziri firmë ndërtimi, ai është njeri i mbarua”, tha një tjetër kushëri i Vezirit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: