TIRANË- Imami Ahmed Kalaja i ka dalë në mbrojtje biznesmenit Edmond Bego, të ndaluar në Greqi pak ditë më parë për shkak të një dënimi në të kaluarën për trafik droge.

Kalaja thoshte se Bego ishte penduar dhe se e kishte shlyer dënimin, duke akuzuar PD-në se po shkelte mbi dinjitetin e tij.

Por sot ka reaguar kreu i grupit parlamentar të PD-së Emond Spaho. Ai pyet nëse hoxha ka qenë në makinë me Begon dhe deputetin socialist Taulant Balla kur u ndaluan nga policia greke.

“Mos ka qenë edhe hoxha në makinë me këta dy ‘të pafajshmit’ që i mori në mbrojtje?”, shkruan Spaho.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb