Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ishte prezent dje në finalen e Kupës së Shqipërisë ku në fund të takimit i dorëzoi trofeun fituesit, që në këtë rast ishte Skënderbeu.

Për këtë ngjarje ka reaguar Erion Braçe, deputeti i cili njihet edhe për dashurinë e tij për futbollin. Braçe i drejtohet Ilir Metës duke i thënë se sistemi (që ekziston në FSHF sipas deputetit) e përdori për ta bërë të besueshme finalen.

POSTIMI I BRAÇES NË INSTAGRAM:

TE PERDOREN PRESIDENT,
TE PERDOREN!

Jane mjeshtra ne kete leme;
Lajne gjithnje produktin e Sistemi kriminal ne futboll,
me nje “te madh”! I nderuar President,
kete here ju perdoren ju!
Per te gjithe ne qe e ndjekim pasionin,
pa asnje diskutim qe kjo eshte e rende!

Po me pyesni c’eshte ky SISTEM?!
Po mundohem tua spjegoj;
Eshte ai qe ka krijuar presidenti i FSHF,
te cilin e egzekuton ky “sekretari” i tij-ne foto majtas,
e permes te cilit-SISTEMIT,
percaktohet para e gjate gares,
kush del kampion, kush fiton kupen e Republikes,
kush luan ne Evrope e kush bie nga Superliga.

Duhet te ishin gara te drejta e te ndershme,
te dyja-ajo e Superliges dhe ajo e Kupes;
Pa me te voglin diskutim qe Presidenti i Republikes mund ta nderonte dhe reklamonte nje gare te tille.

Por a e pate dje ndeshjen ne fund te se ciles ju dhate medaljet dhe kupen?

Ishte paravendosur dhe u vendos ne fushe nga arbitrat e SISTEMIT!!
Nje skandal i pare gjeresisht ne garat e ketij SISTEMI!!
Ishte fundi perfekt ku SISTEMI i dha mesazhin e qarte kujtdo:
FITON AI QE VENDOSIM NE,
ASKUSH TJETER VEC NESH!

Kurre gara sportive,
e drejte dhe e ndershme!
E pashe me kuriozitet ndeshjen jo prej cilesise,
as prej jush me thene te drejten,
por sepse doja te shihja se si do sillej SISTEMI ne pranine tuaj;
Ke do te zgjidhte, troc!

Zgjedhja e bere ishte rutina e SISTEMIT!
Ja thane qarte Lacit,
mberritur aty me merite sportive-eleminoi Kuksin:
MERITA SPORTIVE NUK VLEN,
KETU FITON AI QE DUAM NE!

Une e di,
kjo Republika jone shpesh eshte hem e padrejte,
hem e pandershme!

Por jo edhe ketu apo deri ketu;
Ju mund ti varni medaljen ne qafe kujtdo, edhe dy “doktoreve” qe UEFA i shquan si “doktoret e trukimeve”,
por ajo medalje nuk ua heq kete nam,
perkundrazi, juve u vendos ne nje siklet te madh!

TE GJITHE KETA JANE TALLUR ME JU PRESIDENT,
KEQ MADJE!
Njesoj sic tallen cdo jave me qindra mije shqiptare qe vijojne e ndjekin gjithnje e me pak futbollin, garen!

Nuk dhate nje medalje merite dje, President!
Dhate nje medalje per SISTEMIN!

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb